Neutral është një portal i pavarur që ndërthur përmbajtjen editoriale me mundësi reale tregu. Raporton tregun shqiptar pa anim e pa interes politik, për lexuesin këtu dhe diasporën.
Neutral nisi me një bindje të thjeshtë: tregu shqiptar meriton informacion të qartë, të ndarë nga zhurma politike dhe nga interesi komercial. Misioni mbetet i njëjtë sot, të lexohet tregu me të dhëna, jo me opinion.
Tri shtylla: real estate, biznes dhe marketing. Secila lidhet me tjetrën, një projekt ndërtimi është edhe lajm tregu, edhe mundësi investimi, edhe rast studimi për biznesin që e zhvillon.
Përmbajtja editoriale ndahet plotësisht nga hapësira e shpallur si reklamë. Asnjë sponsor nuk vendos çfarë mbulohet apo si mbulohet. Kjo pavarësi është arsyeja pse lexuesi mund të mbështetet te ajo që lexon këtu.
Neutral botohet nga Tirana. Çdo analizë tregon burimet nga vijnë të dhënat, INSTAT, Banka e Shqipërisë, OECD e të tjera, që lexuesi t’i verifikojë vetë.
Çdo gjë që botohet kalon nëpër të njëjtat parime. Më poshtë janë në përmbledhje, versioni i plotë gjendet te faqja e standardeve editoriale.
Asnjë palë e tretë nuk ndikon në qëndrimin editorial; përmbajtja ndahet qartë nga reklama.
Faktet kontrollohen nga të paktën dy burime të pavarura para se të publikohen.
Tregohet nga vijnë të dhënat dhe çdo interes i mundshëm pas tyre.
Gabimet pranohen shpejt dhe korrigjohen në mënyrë të dukshme për lexuesin.
Krahu i shërbimeve trajton strategji, përmbajtje dhe fushata. Ose na shkruaj drejtpërdrejt për çdo pyetje.
Analizat e reja, direkt në email. Pa zhurmë.
Pa spam. Çabonohu kurdo.
Përdorim cookies për statistika dhe reklama. Mund të pranosh ose të refuzosh. Më shumë