Si të zgjidhni influencerin e duhur, të dalloni audiencën reale dhe të matni shitjet përtej followers dhe likes.
Influencer marketing nuk ka vdekur; thjesht nuk fal më zgjedhjet dembele. Një profil me shumë ndjekës mund të ketë audiencë të gabuar, besim të dobët ose përmbajtje që prodhon shikime pa veprim. Një krijues më i vogël mund të ndikojë më shumë nëse ka marrëdhënie të fortë me një komunitet relevant. Pyetja nuk është “sa followers ka?”, por “a mund ta lëvizë këtë audiencë drejt një sjelljeje që i shërben markës?”.
Audienca duhet të përputhet me kategorinë, zonën, moshën dhe fuqinë blerëse të produktit.
Komentet gjenerike dhe pikët e papritura mund të sinjalizojnë cilësi të dobët ose promovim joorganik.
Shiko çfarë ka promovuar krijuesi dhe nëse rekomandimet e tij duken të besueshme.
Kontrolli i tepërt prodhon reklamë artificiale; mungesa e drejtimit humb mesazhin.
Kodet, linket, faqet e dedikuara dhe pyetjet në shitje e lidhin përmbajtjen me rezultat.
Përcakto nëse marka mund ta përdorë videon në reklama dhe për sa kohë.
Partneritetet e përsëritura dhe të natyrshme mund të jenë më efektive se një ekspozim i vetëm.
Analizat e reja, direkt në email. Pa zhurmë.
Pa spam. Çabonohu kurdo.
Përdorim cookies për statistika dhe reklama. Mund të pranosh ose të refuzosh. Më shumë